Përshkallëzohen tensionet në protestën para Kuvendit, ku policia ka shoqëruar dy protestues. Policia kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë, e cila ka sjellë përplasje të reja mes palëve.
Protestuesit kanë vijuar të hedhin vezë në drejtim të efektivëve të policisë, e cila ka sjellë edhe shoqërimin e tyre në Komisariat.
Deri më tani nuk dihet se sa persona janë shoqëruar në Komisariat, ndërsa burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mes të shoqëruarve është dhe një vajzë.
Ndërsa tensione ka edhe brenda në Kuvend, pasi demoktratët kanë bllokuar për disa herë foltoren, ndërkohë Peleshi ka mbyllur diskutimet dhe senaca ka kaluar në 5 minuta pushim, për tu rikthyer me procesin e votimit.

