Mberritja e Rames
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e Parlamentit, ku edhe mësohet që ka rinisur seanca e sotme Plenare. Për këtë arsye edhe efektivët e policisë janë zhvendosur duke formuar kështu edhe gardhin metalik.
Ndërkohë që tensionet janë duke vijuar jashtë Kuvendit, së fundi janë shoqëruar edhe dy protestues të tjerë, gjë e cila nxitur edhe protestuesit të tjerë që të qëllojnë me vezë.
Kujtojmë se seanca e sotme plenare ka nisur ditën e sotme rreth orës 10:30 të paraditës, ndërsa protestuesit janë mbledhur jashtë Kuvendit që në orën 8 e 30.
Video credits © Euronews.al
Sondazh
Poll
