Gazetarja e njohur e kronikës dhe gjyqësorit, Klodiana Lala i ka drejtuar një pyetje publike kryetarit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani, në lidhje me tenderin për të pajisur gazetarët me karta për të ndjekur seancat gjyqësore.
"Sa ka kushtuar tenderi per te pajisur gazetaret me karta qe te hyjne ne sallen e dedikuar per median?", shkruan ajo, duke pretenduar se edhe shpërndarja e tyre është bërë sipas preferencave të kryetari, pra Erjon Banit.
"Perse kartat jane shperndare ne menyre selektive per gazetaret apo kjo lidhet me preferencat e kryetarit?", vijon pyetje publike e Klodiana Lalës.
Gazetarja e njohur lë të kuptohet se i është drejtuar dhe me kërkesë zyrtare Gjykatës së Posaçme, por aludon se administrata ka marrë urdhër prej kryetarit Erjon Bani që të mos përgjigjet, ndaj këtë herë ajo ka vendosur që të pyesë publikisht.
Newsbomb.al mëson se kohë më parë Gjykata e Posaçme ka shpallur një procedurë prokurimi për lexues të kartave hyrëse në institucion, por është e paqartë nëse ato kanë qenë vetëm për gazetarët, apo edhe për stafin e GJKKO.
