Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Merrni ambulancën, ambulancën shpejt”, çfarë ndodhi në protestë? Qytetarët kërkojnë me shpejtësi mjekët: Hidhi ujë, hidhi ujë

Shkruar nga Newsbomb
“Merrni ambulancën, ambulancën shpejt”, çfarë
Pamje nga protesta

Një prej protestuesve nuk është ndjerë mirë në protestën e kësaj të shtune në kryeqytet. Kanë qenë folësit ata të cilët kanë vërejtur qytetaren e cila ka rënë përtokë, pasi nuk është ndjerë mirë.

“Merrni ambulancën”, kanë brohoritur të gjithë në kor, ndërkohë që ndihma e parë i është dhënë nga një mjeke e cila ndodhej mes turmës.

Por fatmirësisht pas ndihmës së parë në Bulevard protestuesja është ndjerë mirë. Ndërkohë që kujtojmë se protesta e kësaj të shtune është e 35-ta dhe iu bashkuan e qytetarë shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë prej vitesh në vende të ndryshme të botës.

Kjo ditë e 35-të e protestës përkon me datëlindjen e 62-të të kryeministrit, ndërsa shumë prej protestuesve kishin sjellë me vete torta simbolike, në të cilat ishin shkruar mesazhe ku i kërkohej dorëheqja e tij. Po ashtu, protestuesit këtë të shtunë kishin zgjedhur dhe “dhurata” të tjera, si kostum burgu, tortë të betonizuar. Madje në shenjë simboli ata rrëzuan edhe bustin në të cilin thuhej: “diktatori i fundit”.

Pjesëmarrësit deklaruan se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara në raport me protestat e mëparshme. Tubimi nisi në Sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët u mblodhën përpara se të marshonin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës u mbajtën fjalime nga pjesëmarrësit, me fokus kërkesat për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës aktuale politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese