Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kush është "Leksi i druve"? Shkaktari që futi në hasmëri burrat e dy fiseve lezhjane, përplasjet me kallashnikovë mes djemve të familjes së ish-deputetit dhe Nikulajve

Shkruar nga Newsbomb
Kush është "Leksi i druve"? Shkaktari që futi në
Foto montazh: Në të majtë, Aleks Ndreka, Ardian Nikulaj lart në të djathtë, Arben Ndoka, pamje nga atentati në Rrilë

Aleks Ndreka alias Aleksandër Deda, i njohur ndryshe si “Leksi i druve” është lezhjani i cili bashkëpunoi në eliminimin e vëllait të ish-deputetit socialist, Aleksandër Ndoka, ngjarje e cila përgjaku dhe tronditi qytetin e Lezhës, në fillim të dhjetorit të 2017.

Ditën e sotme Policia ka konfirmuar se 49-vjeçari, Aleks Ndreka ka bashkëpunuar për vrasjen e Aleksandër Ndokës, duke pohuar kështu dyshimet e ngritura nga Arben Ndoka, i cili prej kohësh është shprehur se ka qenë pikërisht “Leksi i druve” që ka futur në Shqipëri vrasësin që i mori jetën vëllait të tij.

Pas përlasjeve disavjeçare me familjen Ndoka, 49-vjeçari ka shpëtuar kokën e tij nga disa atentate të cilat janë bërë në shenjë hakmarrjeje.

"Leksi i Druve" u sulmua më 1 dhjetor 2020 në superstradën Lezhë- Laç, ku mbeti mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe mbërriti vetë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Autorët arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.

Mirëpo atentatet ndaj Ndrekës, nuk mbaronin këtu. Disa të tjerë pasuan, madje një tentativë për vrasjen e tij u planifikua edhe me dron. Gjatë Marsit të vitit të 2023 drejt tij u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, por dhe kësaj here 49-vjeçari, Aleks Ndreca ia hodhi paq.

Përplasjet disavjeçare mes Arben Nokës dhe Aleks Ndrekës u qetësuan për një periudhë të shkurtër kohore me ndërmjetësimin e biznesmenit të ndjerë lezhjan, Ardian Nikulaj, i cili bëri të mundur pajtimin e dyshes në kishë, ku ata dhanë fjalën se e shkuara do lihej pas.

Mirëpo  koha ka vërtetuar se nuk ka rezultuar kështu! Mbrëmjen e 1 shkurtit të këtij viti, të shtëna me kallashnikov kanë tronditur zonën e Rrilës në Lezhë, organizatorët e të cilit rezultuan djemtë e familjes Ndoka.

Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka hapën zjarr në berberhanen në zonën e Rrilës, ku mbeti i plagosur pronari i biznesit, Sokol Daci, i cili në momentin kur breshëri plumbash goditën biznesin e tij, ai ka qenë duke qethur nipin e Ardian Nikulajt, 21-vjeçarin Merando Nikulaj.

Lexo edhe: 

https://newsbomb.al/aktualitet/i-u-organizua-nga-nipi-i-ish-deputetit-ndoka-qe-ishte-ne-kerki-i383679

Referuar kronologjisë së ngjarjeve, mendohet se Arben Nreka i cili mundësoi vrasjen e Aleksandër Ndokës, u bë shkak i konflikteve të ashpra mes  familjeve Ndoka dhe Nikulaj.

Mbrëmjen e 1 shkurtit 3 djemtë e familjes Ndokaj tentuan t’i merrnin jetën Merando Nikulajt, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Ndokës, ngjarje për të cilën Ardian Nikulaj këmbënguli për paqe mes palëve.

Kush është personi që të gjithë e njohin si “Leksi i druve”?

Ai ka qenë shënjestër e sulme me armë zjarri dhe të atentateve të dështuara. Më i frikshmi ishte atentati me dron të cilit ai i shpëtoi.

Aleks Ndreka është sulmuar edhe në vitin 2020 në superstradën Lezhë Laç. Aty mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë pasi u largua nga zona dhe shkoi vetë në spitalin rajonal të Lezhës ku mori ndihmën mjekësore. Autorët edhe në atë rast arritën të humbin gjurmët, pasi dogjën makinën në fshatin Pllanë të Lezhës.

Aleks Ndreka (Deda) kryesisht në Shqiëpëri njihet me përplasjet e ashpra që ka pasur me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka, për të cilët thuhet se u pajtuan në kishë me ndërmjetësimin e biznesmenit të ndjerë, Ardian Nikulaj.

©newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese