Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia Rrugore me "dorë të hekurt" për xhamat e zinj, ministri Lamallari: Të hiqen pa një pa dy, rrugët nuk janë vend për anonimitet

Shkruar nga Newsbomb
Policia Rrugore me "dorë të hekurt" për xhamat e zinj,
Besfort Lamallari

Ministri Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka përgëzuar publikisht aksionin e Policisë Rrugore për evidentimin dhe penalizmin e drejtuesve që përdorin xhama të zinj për automjetet e tyre.

Lamallari shton se nuk do të ketë asnjë tolerim për këtë shkelje dhe se të gjithë duhet të vihen në zbatim të rregullave të qarkullimit.

Ministri thekson se përdorimi i filmave të errët pa autorizimin përkatës është shkelje që cënon sigurinë dhe transparencën.

Xhamat e errësuar në makinë nuk ju bëjnë të padukshëm. Dhe më keq akoma kur ato i keni pa leje, sigurisht që do të hiqen pa një pa dy nga Policia e Shtetit. Rrugët nuk janë vend për anonimitet dhe as për privilegje. Janë hapësirë publike ku rregullat vlejnë njësoj për të gjithë,” shprehet Lamallari në reagimin e tij.

Sipas të dhënave të Policisë Rrugore janë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kombëtare dhe urbane të vendit, ku gjatë dy javëve të fundit forcat e rendit kanë paralizuar më shumë se 500 drejtues mjetesh.

Fokusi i këtij operacioni është identifikimi i automjeteve me xhama të zinj të pacertifikuar, heqja e tyre në vend, si dhe zbatimi i sanksioneve administrative.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese