Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Po iki...” Zbulohen fjalët e fundit të Irakli Çinokut që u vetëdogj sot në Korçë, DËSHMIA e familjarit hedh dritë mbi tragjedinë: Nuk i jepnin leje

Shkruar nga Newsbomb
“Po iki...” Zbulohen fjalët e fundit të Irakli
Shtëpia e Irakli Çinokut dhe foto nga makina ku u vetëdogj

Janë zbardhur detaje të reja nga tragjedia që tronditi Korçën mëngjesin e kësaj të marte, ku 66 vjeçari Irakli Çinoku i dha fund jetës së tij duke u djegur me benzinë.

Pak orë pas ngjarjes që u shkaktoi plagë të pashërueshme familjarëve të viktimës, këta të fundit në prononcime të dhëna për mediat vendase pretendojnë se shkaku i vdekjes së 66 vjeçarit është bërë pamundësia për t’u paijsur me një certifikatë përdorimi për shtëpinë e tij. Kjo pasi, pak ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem, i moshuari kishte bërë një dritare shtesë në shtëpinë e tij.

"Shqetësimi i vetëm i Irakli Çinokut ishte për banesën e vet. Gjithë lekët në emigrim i investoi në këtë shtëpi ndërsa kishte leje ndërtimi por bashkia nuk i kolaudonte shtëpinë, t’ia jepte certifikatën e përdorimit sepse kishte bërë një dritare shtesë. Dhe gjithë kohën ai e vuante, e vetmja bisedë që bënte ishte për shtëpinë, "përse bashkia nuk me jep lejen që më duhet" thoshte, ndaj, e për këtë mund ta ketë ndërmarrë aktin e rëndë" mësohet të ketë thënë familjari.

Po ashtu, të afërm dhe fqinj të viktimës kanë zbuluar se viktima jetonte vetëm pasi ka pasur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit kishte emigruar për në Greqi për të jetuar me 1 nga 2 fëmijët që ka çifti.

Para se të kryente aktin ekstrem që tronditi mbarë opinionin publik, Irakli Çinoku ka lënë një shënim në të cilin mësohet se ka shkruar: “Po iki se nuk jam sjellë mirë me familjen”.

Megjithatë, pavarësisht se dëshmitë nxjerrin në pah motive të dobëta që mund të kenë çuar të moshuarin deri në vetëvrasje, deri më tani akoma nuk ka një konfirmim të zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Policia po vijon me punën  për zbardhjen e plotë të rastit, pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese