Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, ka deklaruar se në vend nuk do të mbahen më zgjedhje, duke sinjalizuar kështu kalimin drejt një sistemi pa garë elektrorale. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë ceremonisë për 46-vjetorin e Revolucionit Sandinist të vitit 1979, ku tha se zgjedhjet nuk do të zhvillohen më për të penguar, sipas tij, rikthimin në pushtet të forcave politike të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.
"Në Nikaragua nuk do të ketë më zgjedhje, për të mos lejuar që të përpiqen të marrin qeverinë dhe pushtetin. Koha kur partitë e mbështetura nga jankit dhe somozistët mund të riktheheshin në pushtet ka marrë fund", u shpreh Ortega.
80-vjeçari është në krye të Nikaraguas që prej 10 janarit 2007, pasi kishte drejtuar vendin edhe gjatë viteve 1980. Kjo deklaratë e fortë vjen pas një sërë reformash kushtetuese që kanë zgjeruar kompetencat e tij dhe të bashkëshortes Rosario Murillo, e cila është emëruar bashkëpresidente, ndërsa mandati presidencial është zgjatur nga pesë në gjashtë vjet.
