Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në vitin 1999, arrestohet 58-vjeçari në Greqi (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje në
Foto ilustruese

Policia greke ka arrestuar një 58-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për vrasje.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Albert Kapllanaj, 58 vjeç, i dënuar me 14 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Kapllanaj është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Nga dënimi i dhënë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vite burg.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 1999, kur 58-vjeçari,pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre personave.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën shtetasi me iniciale A. F., ndërsa u plagosën dy familjarë të tij.

Pas arrestimit në Greqi, Albert Kapllanaj pritet të ekstradimit drejt Shqipërisë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese