Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mëngjes “i furishëm” para Parlamentit, deputetët pritet të mblidhen për seancën e radhës, qytetarët edhe sot do i presin me vezë në duar

Shkruar nga Newsbomb
Mëngjes “i furishëm” para Parlamentit, deputetët
Foto ilustruese

E enjtja është ajo ditë e javës e cila kryesohet nga punimet e Kuvendit, ndërsa kjo e sotmja, ashtu si dhe herët e mëparshme, pritet të jetë e furishme pasi qytetarët kanë paralajmëruar të mbajnë protestë që në orën 8 të mëngjesit.

Nga ana tjetër, deputetët pritet të mbërrijnë në Kuvend rreth orës 9 e gjysmë, për t’u bërë gati për seancën e radhës parlamentare, e cila si zakonisht starton në orën 10.

Në postimet e ndara në rrjet, qytetarët të vendosur janë shprehur se dhe sot, siç kanë bërë të enjtave të fundit, ata do presin deputetët me vezë në duar para Parlamentit.

Ndërkohë këta të fundit mblidhen për të zhvilluar seancën parlamentare e cila ka në fokus diskutime për një sërë rezolutash dhe projektligjesh, ku pritet që 7 institucionet e pavarura të raportojnë sot punën e tyre për vitin 2025, përfshirë këtu: KLGJ, KLP, KLSH, Prokurori i Përgjithshëm, SPAK, Avokati i Popullit dhe ILD.

Mëngjes “i furishëm” para Parlamentit, deputetët
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese