Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron deklaratën e Berishës: Nuk ka protestues në gjendje kome në urgjencën kombëtare

Shkruar nga Newsbomb
Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron deklaratën

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se një protestues po lufton për jetën në spital pas incidenteve gjatë protestës para Kuvendit, ka sjellë reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një reagim për Newsbomb.al, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë mohuan kategorikisht pretendimin e Berishës, duke sqaruar se në urgjencën kombëtare nuk ndodhet asnjë protestues në gjendje kome.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Berisha deklaroi se një prej protestuesve kishte pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhej në gjendje kritike.

“Sot, problemi më madhor është barbaria që është ushtruar ndaj protestuesve. Një njeri gjendet, po lufton për jetën, në urgjencën e spitalit. I kanë thyer brinjët dhe i kanë shkaktuar hemotoraks, i kanë dëmtuar kafkën dhe e kanë futur në koma cerebrale”, u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë i tha Newsbomb.al se ky pretendim nuk qëndron, duke theksuar se nuk ka asnjë protestues të shtruar në gjendje kome në spitalet e vendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese