Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Roskovec, ku Kosta dhe Belere Plaku u qëlluan me armë zjarri nga ish-dhëndri i tyre, Refit Buzi. Gazetari i kronikës Ervin Leka ka zbuluar se Rozalinda Plaku, ka parë momentin kur ish i fejuari i ka vrarë dy prindërit e saj.
"Vajza ka parë gjithçka, dy prindërit që janë qëlluar nga personi me të cilin ajo ka qenë e fejuar", deklaroi ai.
Leka tha se nga komunikimet me Policinë e Fierit dhe grupin negociator të RENEA-s, e reja ka pësuar dëmtime të rënda. Ai tha se Rozalinda është dhunuar si brenda banesës së prindërve të saj, ashtu edhe gjatë rrugës drejt zonës u mbajt për rreth shtatë orë dhe më pas iu dorëzua forcave RENEA.
“Ka pasur dëmtime në pjesën e fytyrës, në këmbë, por do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera. Gjatë rrugës ka qenë jashtëzakonisht i dhunshëm dhe agresiv, pavarësisht se kërkonte bashkimin me të”, tha Ervin Leka.
Ndërsa më tej gazetarika theksuar se Refit Buzi iu ka thënë efektivëve të RENEA-s se dërguar shuma parash kur ndodhej në Britaninë e Madhe familjes të ish të fejuarës.
“Çështja e parave është vetëm një pretendim dhe sigurisht nuk mund të justifikojë as ndjekjen, as dhunën, as marrjen peng dhe as aktin më tragjik, vrasjen e prindërve të saj. Problemi kryesor ka qenë babai i vajzës, i cili e ka kundërshtuar që në momentet e para, pasi kishte shfaqur shenja agresiviteti. Konflikti me familjarët ka vijuar për shkak se ata ishin kundër kësaj marrëdhënieje”, tha më tej ai.
