Ka nisur protesta e 56-të kombëtare! Qytetarët janë mbledhur në sheshin Skëndërbej dhe më pas janë drejtuar drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku do të ndalen para Kryeministrisë.
Të pranishëm janë një numër i madh qytetarësh, ku nuk mungojnë as fëmijët dhe pankartat e vecanta.
Prej 56 ditësh qytetarët përsërisin thirrjet për një Shqipëri të re, për largimin e këtij sistemi politik 35-vjeçat.
Protestuesit kanë bërë më herët të ditura kërkesat e tyre dhe presin që ato të plotësohen.
Pas fjalimeve që do të mbajnë pranë Kryeministrisë, qytetarët si çdo mbrëmje do të vijojnë me marshimin në rrugët e kryeqytetit duke shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë dhe duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë të bashkohen.
