Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shok me reperin Cllevio, KUSH është Tiktok-eri që për pak sa nuk i mori jetën kushëririt të tij (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Shok me reperin Cllevio, KUSH është Tiktok-eri që për pak sa
Foot ilustruese: Izet Ymeri, Kleviol Ahmeti, policia natën, Tiktok

Janë identifikuar dy kushërinjtë të cilët mbrëmjen e djeshme në Lushnjë u përfshinë në përleshje fizike me njëri-tjetrin, ngjarja e cila për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.

Newsbomb.al mëson se personi që qëlloi me thikë kushëririn e tij është shtetasi Izet Ymeri, një Tiktok-er mjaft i njohur në rrjet.

60-vjeçari Izet Ymeri, dje për motive të dobëta, goditi me thikë kushëririn e tij, 70-vjeçarin Faslli Ymeri, i cili për shkak të plagëve të marra u transportua drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar. Fatmirësisht bëhet me dije se i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sic raportuam dhe mëngjesin e sotëm, në vendngjarje mbërritën menjëherë blutë e Fierit të cilët vunë në pranga autorin e ngjarjes Izet Ymerin, ndaj të cilit bëhet me dije se rëndon akuza për veprën penale “"Plagosja e rëndë me dashje".

Newsbomb.al raporton se Izeti është një emër i njohur për shqiptarët pasi ai njihet si një person mjaft aktiv në Tiktok e për shoqërinë me reperin Kleviol Ahmeti.  Shpesh-herë dyshja është parë bashkë në video-live duke realizuar sfida të ndryshme.

Një nga videot kur Izet Ymeri futet live me Cllevion: 

 


Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese