Hapësire reklamuese

Aktualitet

Të shtëna me armë në Laç, plagoset një 22-vjeçar! Transportohet me urgjencë te Trauma

Shkruar nga Newsbomb
Të shtëna me armë në Laç, plagoset një
Policia në vendngjajre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Gjorm, të Bashkisë Kurbin, ku raportohet për të shtëna me armë zjarri.

Mësohet se si pasojë e të shtënave, një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.

Bëhet fjalë për të riunVeron Pasha, i cili është goditur me një plumb në pjesën e kofshës.

Ndërkohë, bëhet me dije se forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Pritet gjithashtu një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit me detaje mbi ngjarjen.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese