Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pjesë e “grupit të mashtrimit” në Call Center-at e kryeqytetit, Prokuroria e Tiranës lë në burg 7 persona dhe 2 të tjerëve u ndalon daljen jashtë vendit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Pjesë e “grupit të mashtrimit” në Call Center-at e
Godina ku u gjetën call centerat

Prokuroria e Tiranës lëshoi ditën e djeshme 7 urdhër-arreste dhe 2 masa ndalimi për jashtë vendit, në kuadër të një operacioni të gjerë për mashtrimit kompjuterik.

Të dyshuarit akuzohen për veprën penale “mashtrim kompjuterik”, ndërsa gjatë operacioneve të zhvilluara në kryeqytet u goditën 3 call-centera.

Sipas burimeve për media, përveç personave të arrestuar mbi 80 operatorë të gjetur në ambientet e këtyre zyrave janë shoqëruar dhe marrë në pyetje.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi mbi 800 mijë euro cash, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh, përfshirë kompjuterë, USB, serverë dhe kamera sigurie.

Në total janë goditur tre call centera, ndërsa gjatë operacionit janë identifikuar edhe disa baza të tjera të dyshuara, të cilat aktualisht janë nën hetim dhe po verifikohen.

Sipas burimeve, Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dy prej të arrestuarve, dyshohet se konvertonin shumat e përfituara në kriptomonedha, me qëllim fshehjen e gjurmëve të parave.

Nga hetimet rezulton se mijëra qytetarë evropianë kanë rënë pre e mashtrimit, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar nga ky aktivitet dyshohet të kalojë shifrën e 50 milionë eurove.

Arrest me burg:

Eduart Dalla

Mateo Hoxha

Tedi Agastra

Ledio Toçi

Xh. M

Marsel Lami

Xhoji Hitaj

Ndalim dalje jashtë vendi:

Aida Vokli

Ledjon Cenaj

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese