Hapësire reklamuese

Aktualitet

Stuhia e fuqishme "mbërthen" edhe Shqipërinë, nga Kukësi në Tiranë e Vlorë, bien ndjeshëm temperaturat (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia e fuqishme "mbërthen" edhe Shqipërinë, nga
Foto ilustruese

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e sotme, në kulmin e sezonit turistik.

Erëra të fuqishme dhe shkarkesa elektrike detyruan pushuesit të largohen nga plazhet.

Moti i keq ka përfshirë edhe Tiranën, Fierin dhe Kukësin ku më herët u raportua se edhe qarku i Kukësit është përfshirë nga moti ekstrem, duke shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike.

Sipas OSHEE Kukës, fshati Nikoliq dhe Njësia Administrative Fajzë kanë mbetur pa energji për shkak të rrëzimit të shtyllave të tensionit të mesëm.

Në Nikoliq është rrëzuar një lis nga erërat e forta, por fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz apo banesa. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit.

Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive ka paralajmëruar se Ballkani do të përballet me episode të fuqishme të motit ekstrem. Kroacia jugore, Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi janë rajonet më të rrezikuara, ndërsa Shqipëria përfshihet në nivelin e parë të rrezikut, me fenomene të kufizuara por të pranishme.

Ndërkohë, në Kosovë është regjistruar viktima e parë nga stuhia. Një 61-vjeçar ka humbur jetën në Pozheran të Vitisë, pasi dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ballkonin e shtëpisë së tij për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, por mjekët konstatuan se kishte ndërruar jetë. Policia dhe Prokuroria e Shtetit po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Situata mbetet problematike gjithashtu edhe në Shkup, ku si pasojë e erërave të forta janë rrëzuar pemë dhe janë regjiatruar dëme të shumta materiale.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese