Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestuesit u përplasën me demokratët, del VIDEO kur militanti mbron Sali Berishën: Ju q*fsha rracën

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit u përplasën me demokratët, del VIDEO kur militanti
Albano Stolaj sot duke share protestuesit - Foto me Sali Berishen

Albano Stolaj  rezulton se është personi që është përplasur me protestuesit pasditen e sotme teksa ata marshonin nga Rruga e Elbasanit, në drejtim të Kryeministrisë. Ai është edhe një mbështetës i flaktë i Partisë Demokratike.

Dhe pikërisht bindjet e tij politike janë bërë shkak sot për një incident përpara selisë së partisë më të madhe të opozitës, që fatmirësisht u mbyll brenda pak minutash dhe nuk eskaloi në përplasje fizike me protestuesit.

Teksa turma brohoriste thirrjet e përnatshme "Rama në burg, Berisha në burg", mbështetësi i PD dhe liderit historik të kësaj force politike, nuk e ka mbajtur dot veten dhe ka nisur të bëjë gjeste fyese ndaj protestuesve, duke mos kursyer sharjet dhe fjalorin banal.

Siç shihet edhe nga pamjet që ka siguruar "JOQ Albania", janë disa persona që përpiqen ta ndalojnë Albano Stolajn, por ai sërish ka vijuar me sharjet dhe fyerjet në drejtim të protestuesve.

Prej 19 ditësh tashmë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e liderit opozitar Sali Berisha nga skena politike, duke e cilësuar partinë e drejtuar prej tij, të shitur në shërbim të qeverisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese