Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje këtë të enjte nga punimet në rrugën “Adria”, në qytetin e Durrësit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo rrugë po shndërrohet në një nga akset më të sigurta, më funksionale dhe më bashkëkohore për qytetarët dhe vizitorët.
Sipas tij, ky investim me hapësira të gjelbra dhe ndriçim është një tjetër hap drejtë përmirësimit të infrastrukturës urbane.
“Një nga akset më të rëndësishme të Durrësit, rruga “Adria”, po shndërrohet në një rrugë më të sigurt, më funksionale dhe më bashkëkohore për qytetarët dhe vizitorët
Me trotuare të sistemuara, hapësira të gjelbra, ndriçim dhe një pamje krejtësisht të re, ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane,” shkruan Rama.
