Teksa kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste po festojnë 35-vjetorin e krijimit, nga ana tjetër ka nisur dita e 13-të e protestës kombëtare kundër projektit të Zvërnecit.
Mijëra qytetarë kanë marshuar fillimisht nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar, protestuesit i kanë kërkuar sërish kryeministrit Edi Rama dorëheqjen dhe anulimin e projektit.
Po ashtu, janë bërë thirrje edhe kundër kryedemokratit Sali Berisha, pavarësisht raportimeve të ditës së djeshme se këtij të fundit i është hequr statusi “non grata” nga SHBA-ja.
Më pas, disa qytetarë kanë marrë fjalën në podium dhe kanë bërë sërish thirrje për largimin e qeverisë.
Mbetet për t’u parë se si do të vijojë kjo protestë, e cila tashmë është shndërruar në një lëvizje kombëtare.
