Protesta
Një incident ka ndodhur në ditën e 13-të të protestës kombëtare, ku raportohet se një person ka provokuar protestuesit dhe më pas është larguar.
I riu kishte me vete një qen pitbull dhe ka nisur të ofendojë protestuesit, ndërsa këta të fundit kanë reaguar menjëherë.
Është dashur ndërhyrja e policisë, e cila dyshohet se e ka shoqëruar ose arrestuar personin që provokoi protestuesit.
Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje me megafon që protestuesit të mos bien pre e provokimeve.
Ende nuk ka detaje të plota mbi këtë ngjarje.
Sondazh
Poll
