Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Atletja e vogëlushit në rrugë dhe makina në arë, pamje tragjike nga aksidenti ku humbi jetën 3-vjeçari në Kamenicë! Reagon policia: E plagosur mbeti edhe nëna e tij

Shkruar nga Newsbomb
Atletja e vogëlushit në rrugë dhe makina në arë, pamje
Vendngjarja e aksidentit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë–Qafë e Qarrit, në dalje të fshatit Kamenicë, ku një 3-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplas nga një makinë e cila drejtohej nga një 76-vjeçar.

U bë me dije se fëmija ishte i shoqëruar nga nëna e tij, kur papritmas një fouristradë e ka marrë përpara duke i marrë jetën.

Edhe pse u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, fatkeqësisht i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, pavarësish përpjekjeve të mjekëve. Ndërkohë nëna e të miturit 

Ndërsa janë publikuar edhe pamjet e para nga aksidenti, ku në vendngjarje ka ngelur atletja e vogëlushit, ndërsa makina që e aksidentoi ka përfunduar në arën ngjitur.

Atletja e vogëlushit në rrugë dhe makina në arë, pamje
 
Atletja e vogëlushit në rrugë dhe makina në arë, pamje
 

Ende nuk dihen detajet e plota në lidhje me këtë askident, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, automjeti tip “Nisan”, me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë (nënë e bir), shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, në spital ka ndërruar jetë fëmija i mitur, ndërsa shtetasja Sh. M, po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan në Komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Sh. V., për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese