Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ramush Haradinaj i turpëruar me shqiptarët e Kosovës që protestojnë në Tiranë: A i mbyllët hallet e juaja? (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ramush Haradinaj i turpëruar me shqiptarët e Kosovës që
Foto ilustruese: Ramush Haradinaj, protesta në Tiranë

Politikani shqiptar i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ndihet i turpëruar që qytetarët e vendit që ai ka qeverisur po i bashkohen protestës në Tiranë, ndërsa shton se Shqipëria nuk është në kushtet që po sulmohet nga armiqtë për kufijtë e vendit.

“Unë po ndihem i turpëruar me faktin që po shkojnë njerëz nga Kosova me protestuar në Tiranë. I turpëruar. Sikur kufijtë e Shqipërisë sulmoheshin nga ndonjë armik e vëllezërit shqiptarë shkonin për të ruajt kufijtë, zhvillime të brendshme politike, të shkohet prej këtu me protestuar është gabim, as e ndihmojnë protestën, as ndonjë kauzë” u shpreh Haradinaj në një intervistë të dhënë së fundmi për “T7”.

Më tej, ish-kryeministri i Kosovës ndalet edhe te përdorimi i simboleve të UÇK-së për të cilat thotë se është një sjellje e gabuar nga ana e qytetarëve. Ndërsa kërkon që qytetarët e Kosovës fillimisht të merren me problematikat e vendit të tyre, e pastaj t’u bashkohen protestave të tjera.

“Është gabim që të shkojnë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, janë çështje të vëllezërve dhe motrave të Shqipërisë, pse shkojmë ne atje? Çfarë logjike ka kjo? Përdorja e simboleve të UÇK? Çka po i përdor? Arsyeja? Nuk ka arsye. Është gabim kjo logjikë. Jam ndjerë i turpëruar, më ka ardhur turp.

Ata që dalin në Tiranë në protesta, pse o vëlla të vijnë kosovarë? Ata i kryejnë vetë punët e veta, janë më të zotë se ne Shqipëria, ne jemi më në telashe, ne jemi hala në territor probleme me rend, probleme të tjera. Ku u bëmë ne që i kryem punët tona që të shkojmë atje?! Rri këtu puno merru me temat tua” shton më tej Haradinaj.

Në lidhje me intervistën e dhënë të Ramush Haradinajt, ka reaguar dhe kreu i grupit parlamnetar të Partisë Socialiste, i cili publikoi videon e politikanit nga Kosova, krahas të cilës shkroi: Komandant Smajli - Kryeministri Haradinaj: “Po ndihem i turpëruar me kosovarët që po shkojnë në Tiranë për të protestuar.

Fjala e Ramush Haradinajt në intervistën e dhënë për “T7”:  Unë po ndihem i turpëruar me faktin që po shkojnë njerëz nga Kosova me protestuar në Tiranë. I turpëruar. Sikur kufijtë e Shqipërisë sulmoheshin nga ndonjë armik e vëllezërit shqiptarë shkonin për të ruajt kufijtë, zhvillime të brendshme politike, të shkohet prej këtu me protestuar është gabim, as e ndihmojnë protestën, as ndonjë kauzë.

Është gabim që të shkojnë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, janë çështje të vëllezërve dhe motrave të Shqipërisë, pse shkojmë ne atje? Çfarë logjike ka kjo? Përdorja e simboleve të UÇK? Çka po i përdor? Arsyeja? Nuk ka arsye. Është gabim kjo logjikë. Jam ndjerë i turpëruar, më ka ardhur turp.

Ata që dalin në Tiranë në protesta, pse o vëlla të vijnë kosovarë? Ata i kryejnë vetë punët e veta, janë më të zotë se ne Shqipëria, ne jemi më në telashe, ne jemi hala në territor probleme me rend, probleme të tjera. Ku u bëmë ne që i kryem punët tona që të shkojmë atje?! Rri këtu puno merru me temat tua.

Dritan Goxhaj? Unë nuk dua të futem në thellësi të asaj që po ndodh atje, nuk e njoh mjaftueshëm personin që i lexoi ato, kam dëgjuar fjalë për babën e tij, por nuk dua të merrem me këto, pse kosovarët? Pse shqiptarët e Maqedonisë, çka lypin atje? Është marrë. Më beso. Rri në punën tone, ata i kryejnë punët e veta.

Është normale që të shkojnë në Maqedoni për t’i ndihmuar për punën e gjuhës apo Preshevës, por të shkojmë ne për këto ligje apo vendime në Shqipëri apo ndërrim të qeverisë?! Është çështje e tyre, i bëjnë protestat dhe ne i respektojmë, por me shkuar atje është pak e rëndë. Është gabim, do u kisha thënë njerëzve, përmbahuni, ata janë vëllezër dhe motrat tona, mos u përfshini. Por nëse preken kufijtë po.

Dikush mundet të mendojë se po e mbroj qeverinë nga protestuesit… Mos ta keqkuptojë kush…Unë nuk e di kush pëson më shumë prej kësaj shkuarje…Ndoshta protesta, protestuesit. Unë po flas parimisht, nuk ka logjikë ti me u çuar me protestuar atje. Rri more në shtëpinë tënde. Pastaj organizimi, autobusa, grupe…

A i ke punët mira në Kosova aaa?! Rri këtu. Shqipëria është 2-3 vjet prej anëtarësimit në BE, kanë me ia gjet zgjidhjen qeverisjes, a kanë me lanë këta, a kanë me pru tjetër, ky është problemi i tyre, po ne ku jemi? Procesi i integrimit në OKB, KiE, NATO, BE, problemet me energjinë….Pse po shkon ti atje për t’i ndihmuar, a nuk është ashtu….”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese