Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Sori-Al” helmon sërish studentët me ushqim, 30 kursantët e Akademisë së Sigurisë përfundojnë në QSUT me të vjella

Shkruar nga Newsbomb
“Sori-Al” helmon sërish studentët me ushqim, 30
Foto ilustruese

Pas më shumë se një muaj nga dita kur afro 50 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital të helmuar nga ushqimi, situata vijon të jetë problematike në institucion.

Së fundmi mësohet se 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Mësohet se kursantët janë helmuar sërish nga ushqimi i “Sori-al”.

Ndërsa bëhet me dije se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Pritet të dalin detaje të reja në vijm.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë së Sigurisë shfaqin probleme shëndetësore pas konsumimit të ushqimit të kateringut “Sori-al”, pasi siç ka raportuar dhe newsbomb.al, mëngjesin e 7 majit u mësua se 56 studentë ishin helmuar.

Sipas të dhënave të publikuara në OpenCorporates dhe të regjistruara pranë QKB-së, kompania “Sori-Al” ushtron aktivitet në fushën e shërbimit të ushqimeve të gatshme, menaxhimit të mensave, restoranteve dhe fast-food-eve, si edhe në tregtimin dhe import-eksportin e produkteve ushqimore.

Ngjarja e rëndë u shënua pas konsumimit të drekës në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra studentë kanë shfaqur simptoma të forta helmimi, mes tyre të vjella, dhimbje të forta barku dhe komplikacione të tjera shëndetësore. Menjëherë pas përkeqësimit të gjendjes, ata janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Komisariati nr. 1 ka ndërmori veprime të menjëhershme procedurale për rastin.

Për rrjedhojë të ngjarjes u vunë në pranga teknologia, Kristjana Plaka dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut, Kujtim Ballgjini, që shpërndante ushqimin për studentët, ndërsa administratorja e kompanisë, Alma Tafani u shpall në kërkim. Që nga fillimi  i majit nuk është mësuar asnjë detaj nga administratorja e kateringut që dërgoi në spital studentët.

Ndërkohë që situata sot e kësaj dite shfaqet problematike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese