Protesta e zhvilluar këtë të martë para ambienteve të Kuvendit është shoqëruar me tensione të forta, ndryshe nga tubimet e mëparshme, pasi këtë herë protestuesit kanë përshkallëzuar veprimet duke goditur me vezë automjetet e deputetëve dhe ministrave.
Një incident tjetër është regjistruar në segmentin ku protestuesit ku protestuesit janë vendosur kordon që prej orës 10:00 të paradites. Siç shihet dhe në foton e mëposhtme një prej qytetarëve që po kalonte në këtë zonë është përplasur me protestuesit pasi automjeti i tij është qëlluar me vezë nga këta të fundit.
I revoltuar nga kjo ngjarje, drejtuesi i automjetit ka zbritur prej tij, duke u drejtuar drejt protestuesve. Në këtë moment ka ndërhyrë menjëherë policia, e cila ka neutralizuar situatën dhe ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
*Momenti kur qytetari doli nga automjeti!

