Akoma pa e bërë një vit të plotë që nga hapja, mësohet se qendra e paraburgimit të imigrantëve në Florida Everglades e njohur ndryshe si “Alcatrazi i Alagitorit” është mbyllur për shkak të kushteve çnjerëzore.
Lajmi është mësuar nga raportimet e mediave të huaja të cilat shkruajnë se lajmin për mbylljen e qendrës së paraburgimit e ka dhënë guvernatori Ron DeSantis, i cili të enjten që lamë në një konferencë për shtyp tha se “Aligatori i Alcatrazit” ishte i përkohshëm.
"Ne u përparuam sepse kishte një boshllëk, por shpresa ime është që ata do të jenë në gjendje ta përballojnë këtë," tha guvernatori republikan në një konferencë për shtyp në objekt.
Sakaq, raportohet se zyrtarët e kishin njoftuar mbylljen e përkohshme të objektit që në fillim të muajit qershor dhe mësohet se i kanë dërguar të burgosurit në objekte të tjera, e kjo për shkak të kushteve klimaterike.
Mirëpo, mësohet se të burgosurit e kësaj qendre të paraburgimit kanë qenë ankuar dhe më parë për kushtet e këqija në institucionin ku ata vuanin dënimin, përfshirë këtu: ushqim me krimba, tualete pa shkarkim, mbeturina, mushkonja e insekte ngado nëpër qeli.
Në ditët e para të qershorit, kur temperaturat rriteshin në maksimum duke sjellë një vapë të padurueshme në një qeli pa kushte ku kondicioneri mund të fikej nga momenti në moment për shkak të problemeve me elektricitetin, u mor vendimi që të burgosurit në një nga burgjet më famëkeqe të Floridës të zhvendosin në një objekt tjetër.
Edhe me mbylljen e objektit, Florida vazhdon të luajë një rol kyç me qendrat e tjera të paraburgimit dhe një rol në rritje në ndihmën me zbatimin e ligjit për imigracionin, tha shefi i kufirit të Shtëpisë së Bardhë, Tom Homan, në konferencën për shtyp të së enjtes.
Avokatët e emigrantëve në këtë qendër thanë se klientët e tyre papritmas filluan të largoheshin për në qendra të tjera në Floridën e Jugut, Kaliforni, Arizona, Luiziana dhe Teksas në fillim të këtij muaji, duke u zhdukur për rreth një javë, pa u dhënë detaje familjarëve të tyre se ku ishin dërguar.
