Bilanc tragjik është shënuar deri më tani pas tërmeteve të fuqishme që kanë tronditur Venezuelën, ku numri zyrtar i të vdekurve nga dy tërmetet ka arritur në të paktën 1450 persona.
Ky bilanc u konfirmua nga kreu i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez. Teksa të lënduar numërohen rreth 3150 persona, ndërsa 70 mijë persona ende rezultojnë të zhukur dhe asgjë nuk dihet deri më tani për fatin e tyre. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), ekziston frika se numri përfundimtar i viktimave mund të rritet akoma më tej
Tërmeti katastrofik në Venezuelë ndodhi pasditen e së mërkurës, më 24 qershor 2026, rreth orës 18:04 sipas kohës lokale. Tërmetet qenë të njëpasnjëshme, e njohur ndryshe shkencërisht si “doublet seismic”. Goditja e parë kishte një magnitudë prej 7.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër pranë San Felipe në shtetin Yaracuy. Ndërsa e dyta ndodhi vetëm 39 sekonda më vonë dhe ishte edhe më e fuqishme, me një magnitudë prej 7.5 ballë.
Përveç epiqendrës në Yaracuy, valët goditëse shkatërruan ndërtesa në kryeqytetin Caracas dhe në qytetin bregdetar La Guaira. Lëkundjet ishin aq të forta sa u ndien deri në Kolumbi dhe në Amazonën braziliane.
