Hapësire reklamuese

Bota

Qetësohet situata në Lindjen e Mesme? SHBA dhe Irani tërhiqen përkohësisht pas tensioneve në Ngushticën e Hormuzit

Shkruar nga Newsbomb
Qetësohet situata në Lindjen e Mesme? SHBA dhe Irani tërhiqen
Ngushtica e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë rënë dakord të ulin përkohësisht tensionet pas shkëmbimit të zjarrit pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë ditëve të fundit.

Lajmi është bërë i ditur për mediat e huaja nga një zyrtar i administratës së presidentit Donald Trump, i cili u shpreh se të dyja palët do të tërhiqen për momentin, duke lejuar lëvizjen e lirë të anijeve në këtë rrugë strategjike detare.

“Të dyja palët do të tërhiqen për momentin dhe anijet mund të lëvizin lirshëm”, deklaroi zyrtari amerikan.

Megjithatë, ende nuk është bërë i qartë qëndrimi zyrtar i Iranit lidhur me këtë zhvillim dhe nëse Teherani e konsideron të arritur një mirëkuptim të përkohshëm.

Ndërsa takimi i së martës në Doha mes vendeve shihet si një përpjekje për të rikthyer dialogun.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese