Hapësire reklamuese

Bota

Kthesë e papritur, Trump njofton negociata të reja me Iranin: Do të mbahet në Doha

Shkruar nga Newsbomb
Kthesë e papritur, Trump njofton negociata të reja me Iranin: Do
Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka bër një reagim këtë henë në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se SHBA-të dhe Irani janë gati të zhvillojnë bisedime të reja nesër në kryeqytetin e Katarit.

“Irani ka kërkuar një takim. Ai do të mbahet nesër në Doha!” shkruan Trump në një postim në Truth Social.

Por nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Irani. Postimi i Trump vjen pasi SHBA-të dhe Irani shkëmpyen një seri sulmesh gjatë fundjavës që kërcënuan të prishin negociatat  që synojnë që t’i japin fund konfliktit.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi për Fox Neës sot se të dërguarit e posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtojnë për takimin.

“Për sa na përket neve, ne po i përmbahemi pjesës sonë të armëpushimit. Dhuna do të përballet me dhunë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ushtrinë më të mirë dhe më të fortë në botë. Presidenti e ruan të drejtën ta përdorë atë. Por përsëri, memorandumi i mirëkuptimit do të vazhdojë të diskutohet. Armëpushimi është në fuqi dhe shpresojmë se mund të arrijmë një marrëveshje të mirë,” tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese