Foto ilustruese
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë në qytetin verior gjerman Stade , ndërsa policia bëri me dije se ka arrestuar autorin e dyshuar.
Mediat lokale raportuan se incidenti kishte ndodhur në një qendër rinore në qendër të Stade-s, një qytet me pak më pak se 50,000 banorë në perëndim të Hamburgut.
Ndërsa policia gjermane ende nuk ka bërë me dije motivet e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur vendin.
Disa raportime përmendnin disa të dyshuar, por policia nuk e konfirmoi menjëherë këtë.
Një numër i madh personeli emergjent ndodhen në vendngjarje. Policia u ka këshilluar njerëzve të shmangin zonën nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale.
Sondazh
Poll
