Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Droni detar ukrainas me lëndë shpërthyese u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon NDJESË zyrtare Athinës

Shkruar nga Newsbomb
Droni detar ukrainas me lëndë shpërthyese u gjet pranë
Droni Ukrainas

Pas reagimit të dërgua nga Athina dret Kievit, për herë të marë Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka reaguar zyrtarisht për droning detar pa pilot i cili u zbulua pranë ishullit grek Lefkada.

Përmes një postimi në rrejtet sociale zëdhënësit të Ministrisë së Jashtmë ukrianase, Heorhii Tykhyi, ka shprehur keqardhje për incidetin teksa theksoi se ai ishte pasojë e rrethnave të krijuara nga agrezioni i vazhdueshëm rus kundër Ukrainës. Po ashtuuu ai në deklaratën e bërë ka falenderuar Greqinë dhe popullin grek për mështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës që prej fillimit të pushtimit rus.

“Pas incidentit që përfshinte një dron detar të gjetur pranë ishullit grek të Lefkadës, pala ukrainase shpreh mirënjohjen e saj ndaj Greqisë dhe popullit grek për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj vendit tonë që nga ditët e para të pushtimit të plotë të Rusisë. Ukraina i vlerëson shumë marrëdhëniet e saj miqësore me Greqinë. Ndërsa sfidat aktuale për sigurinë ndërkombëtare dhe rajonale, veçanërisht siguria detare dhe aktivitetet e "flotës në hije" të Rusisë përbëjnë shqetësim të përbashkët si për Greqinë ashtu edhe për Ukrainën, Ukraina thekson angazhimin e saj ndaj normave të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të sigurisë civile detare, duke vënë në dukje interesin e saj për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen. Në këtë drejtim, pala ukrainase shpreh ndjesën e saj për incidentin duke theksuar se ai ishte rezultat i rrethanave të shkaktuara nga agresioni i vazhdueshëm rus kundër Ukrainës. Pala ukrainase është e bindur se ky incident, ashtu si ngjarje të ngjashme në rajone të tjera, tregon se agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës përbën një kërcënim jo vetëm për vendin tonë, por edhe për shtetet fqinje mike, Evropën dhe botën në përgjithësi. Ukraina mbetet e angazhuar, së bashku me Greqinë, për të thelluar më tej marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona dhe për të zhvilluar një dialog konstruktiv në të gjitha fushat me interes të ndërsjell” ka shkruar ai në një postim në “X”.

Kujtojmë se në kuadër të reagimeve diplomatike ambasadori grek në Kiev i dorëzoi Ministrisë së Jashtme të Ukrainës para disa ditësh një notë zyrtare proteste për dronin e gjetur në ujërat territoriale greke, duke paraqitur qëndrimin zyrtar të Athinës për incidentin.

Droni detar që alarmoi organet greke u gjet nga peshkatarë para 4 javësh  në një shpellë pranë Lefkadës dhe brenda mjetit u gjetën tre detonatorë dhe një sasi lënde shpërthyese, prej gati  300 kilogramësh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese