Një ngjarje tronditëse është regjistruar gjatë ditës së sotme në Ankara të Turqisë, ku një burrë pas një debati të ashpër me bashkëshorten e tij, mbajti varur nga dritarja të bijën 3-vjeçare teksa kërcënonte edhe me thikë.
Fatmirësisht vogëlushja u arrit të shpëtohej pas një operacioni të koordinuar prej autoriteteve lokale.
Sipas Haberler, incidenti ndodhi në lagjen Etimesgut të Ankarasë. Raportimet fillestare tregojnë se burri pati një debat me gruan e tij për një arsye të panjohur dhe më pas kërcënoi se do të vriste fëmijën e tij.
Ai e kishte kapur nga rrobat të bijën dhe e mbajti peng duke kërcënuar me thikë, në një moment ai e mbajti të bijën të varur jashtë dritares, duke shkaktuar panik mes banorëve.
♦️ 3 yaşındaki kızını rehin alan şahıs etkisiz hâle getirildi!
— Dijital Gaste (@dijitalgastecom) June 6, 2026
― Ankara'nın Etimesgut ilçesinde bir 'baba', henüz bilinmeyen bir nedenle 3 yaşındaki kız çocuğunu bıçakla rehin aldı.
― Piyade Mahallesi'ndeki olayın ardından ihbar üzerine bölgeye çok sayıda polis, itfaiye ve… pic.twitter.com/YzzQ6fQZtT
