Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tirana “zgjon” edhe qytetet e tjera, Elbasani, Shkodra dhe Fieri nisin protestat për çështjen e “Zvërnecit” (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Tirana “zgjon” edhe qytetet e tjera, Elbasani, Shkodra dhe Fieri
Foto nga Tirana

Protestat kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec po përhapen në të gjithë vendin, ku mijëra pjesëmarrës janë mbledhur nëpër qytete.

Përveç Tiranës, ku protesta ka hyrë në ditën e saj të shtatë qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë edhe në Fier, duke mbajtur pankarta nëpër duar.

Tirana “zgjon” edhe qytetet e tjera, Elbasani, Shkodra dhe Fieri
Fieri

Tubimi nisi me thirrjen “Çohuni nga kafja”, ndërsa protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit.

Gjatë protestës, qytetarët i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama që të përballet me qytetarët e revoltuar.

Edhe në Elbasan, qytetarët janë mbledhur këtë të shtunë në ditën e dytë radhazi kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Një ditë më parë pjesëmarrja ishte më e ulët, ndërsa sot numri i protestuesve është rritur ndjeshëm.

Tirana “zgjon” edhe qytetet e tjera, Elbasani, Shkodra dhe Fieri
Elbasan

Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur edhe në Shkodër për të kundërshtuar projektin.

Protestuesit kanë nisur marshimin nga Kisha e Madhe në lagjen Gjuhadol, me destinacion përfundimtar Bashkinë e Shkodrës.

Tirana “zgjon” edhe qytetet e tjera, Elbasani, Shkodra dhe Fieri
Shkodra

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese