Sulmet ajrore ruse në gjithë Ukrainën këtë të mërkurë lanë gjashtë persona të vrarë dhe rreth 50 të plagosur.
Në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, shtatë bomba rrëshqitëse goditën tre lagje duke vrarë një 15-vjeçar dhe duke plagosur 32 persona, raportoi kryebashkiaku Ihor Terekhov në Telegram.
Po ashtu, në rajonin jugor të Odesës dy persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm me raketë balistike, i cili shkaktoi edhe një zjarr.
Ndërsa, një minibus u godit nga një dron në rajonin e Khersonit, duke vrarë një 18-vjeçare dhe një person tjetër, si dhe mbetën të plagosur nëntë persona.
Në një tjetër sulm me dron në rajonin e Khersonit, që kishte në shënjestër një ndërtesë administrative, vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.
