Pesë oficerë policie në Venezuelë janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në zonat e goditura nga tërmetet që tronditën vendin një javë më parë.
Një video që qarkullon në rrjete sociale duken oficerët ku njeri prej tyre mban një kuti të vogël e të deformuar në dorë të mbushur plote me para, te cilat dyshohet se i kanë mbledhur në rrënoja.
Njerëzit i kanë rrethuar dhe kërkojnë që t'i lënë ato duke i folur ashpër.
"Jeni turp", "Nuk keni ndjenja", thonë ata teksa një grua shihet duke grisur paratë të cilat ua merr oficerëve.
Ministria e Drejtësisë ka publikuar një tjetër video ku duket i njëjti oficer duke dorëzuar armën dhe duke hequr uniformën si edhe katër oficerët e tjerë që ishin me të në momentin që ndodhi ngjarja.
“Një grup zyrtarësh publikë, duke shkelur detyrat e tyre dhe duke përfituar nga operacionet e shpëtimit dhe ndihmës humanitare, vepruan pa turp duke përvetësuar asetet financiare që gjetën në rrënoja”, shkroi Ministria e Drejtësisë në një njoftim për shtyp, duke theksuar se oficerët u arrestuan, u larguan nga shërbimet e tyre dhe u nxorën para drejtësisë.
Arrestan a cuatro policías en Venezuela por apropiarse de dinero hallado entre escombroshttps://t.co/qMGIODLnBF pic.twitter.com/y8UKvPKaZo
— RCNoticias (@rcavada) July 1, 2026
