Hapësire reklamuese

Bota

Emri i tij mbush me mijëra herë dosjet e Epstein, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij rekurtuesi i modeleve

Shkruar nga Newsbomb
Emri i tij mbush me mijëra herë dosjet e Epstein, gjendet i vdekur
Daniel Siad dhe Jeffrey Epstein

69 vjeçari Daniel Siad, një rekurtues modelesh, i cili kishte lidhje me Jeffrey Epstein është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Sipas mediave të huaja ai u gjet i pajetë të hënën në Colombes, që është një periferi veriperëndimore e Parisit.

“Një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes u hap të hënën në mbrëmje pas zbulimit”, tha zyra e Prokurorit Nanterre për BBC, duke shtuar se pritet të kryhet një autopsi. Emri i Siad është shfaqur me mijëra herë në dosjet e Epstein, të cilat janë publikuar nga qeveria amerikane. Teksa më parë ai kishte mohuar çdo dijeni për kërcënimin që paraqiste Epstein.

Një prej viktimave të Epstein, ka deklaruar më parë se ka qenë Siad ai i cili e kishte prezantuar atë me ish-financierin amerikan. Në një hetim investigues të kryer nga BBC, publikuar më 18 korrik, avokati i rekurtuesit të modeleve, tha se nuk ishte i disponueshëm për koment.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese