Mediat turke kanë publikuar planin e dështuat për vrasjen e presidentit Erdogan në vitin 2016.
Sipas informacionit autorët e dyshuar kishin planifikuar ta kapnin presidentin në hotelin ku po qëndronte dhe më pas ta nxirrnin me avion jashtë Turqisë dhe ta vrisnin gjate fluturimit.
Plani i atentatorëve dështoi pasi presidenti ishte larguar nga hoteli pak para se ata të mbërrinin ne vendin ku do të niste ngjarja.
Mediat raportojnë se kjo lidhet me grushtin e shtetit që ndodhi në Turqi më 15 korrik 2016 ku një grup ushtarësh tentuan të merrnin kontrollin e institucioneve kryesore të vendit.
Kujtojmë atë kohë u zhvilluan përplasje të ashpra mes forcave qeveritare dhe agresorëve dhe më shumë se 250 persona humbën jetën.
Qeveria turke bëri përgjegjës rrjetin e klerikut Fethullah Gulen për irganizimin e këtij grushti shteti, ndërsa imami, tashmë i ndjerë, edhe përkrahësit e tij i mohuan këto akuza.
