Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Skënderbeut vetëm nga Kina nuk ia kanë bërë prejardhjen", eksperti i turizmit ngre alarmin: Guidat e huaj shtrembërojnë historinë

Shkruar nga Newsbomb
"Skënderbeut vetëm nga Kina nuk ia kanë bërë
Foto ilustruese

Eksperti i turizmit Ferjolt Ozuni, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ka thënë folur në lidhje me një shqetësim që ka të bëjë me guidat turistike në vendin tonë, të cilat sipas tij ose nuk janë të përgatitura për atë punë, ose nuk janë shqiptare fare.

Ozuni tha se kjo cenon, përveçse aktivitetet tona komerciale, pra në aspektin ekonomik na ndikon, cenon edhe atë që mund ta themi cilësinë e ofrimit të shërbimit dhe shtrembërimin e historisë së vendit.

Unë u bë kaq kohë që bërtas sa herë më jepet mundësia që ne kemi një problem shumë të madh me guidat turistike në vendin tonë, që ose nuk janë të përgatitura për atë punë, ose nuk janë shqiptare fare. Ne na hyn në tregun shqiptar shumë agjenci turistike rajonale: Serbi, Mal i Zi, Kroaci. Kjo cenon, përveçse aktivitetet tona komerciale, pra në aspektin ekonomik na ndikon, cenon edhe atë që mund ta themi cilësinë e ofrimit të shërbimit. Sepse unë e kam dëgjuar Skënderbeun që të dalë në Shqipëri nga guidat e huaja, vetëm kinez nuk më ka dalë; nga të gjitha llojet e vendeve na ka dalë. Dhe ndoshta ky shërbim i tureve me guida është pikërisht dhe fakti që duhet parë, këto guida turistike që kanë ofruar këto ture, kanë qenë tonat pra shqiptarë, apo kanë ardhur nga këto vendet e rajonit. Sepse kjo është një çështje shumë delikate që duhet diskutuar.”, tha Ozuni.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese