Pas marrëveshjes së arrirë mes SHBA-ve dhe Iranit, e cila çoi në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, çmimi i naftës ka pësuar një rënie të ndjeshme në Azi pasi Pakistani u bë arsyeja e paqes së arrirë mes dy vendeve.
Sipas mediave të huaja, raportohet se nafta e papërpunuar Brent, standardi global i naftës, ra me 4.8% më poshtë në 83.18 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e tregtuar në SHBA ra 5.6% në 80.13 dollarë.
Po ashtu, u bë me dije se kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif njoftoi se ceremonia zyrtare e nënshkrimit të kontraës mes SHBA-ve dhe Iranit do të zhvillohet të premten e 19 qershorit.
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, gjithashtu konfirmoi në një telefonatë se një marrëveshje me SHBA-në ishte finalizuar. Nga ana tjetër dhe Donald Trump postoi në rrjet shkrime të tilla si: "le të rrjedhë nafta!".
Megjithatë, ndonëse ngjason sikur marrëveshja e paqes është shumë pranë e kjo pritet të sjellë një ndikim në ekonominë globale, Vandana Hari anëtare e firmës së analizës së tregjeve të energjisë Vanda Insights është shprehur se mungesa e detajeve mbi marrëveshjen e supozuar, "ka të ngjarë të injektojë shqetësim dhe pasiguri në treg".
Sipas saj, mungesat të tilla nënkuptojnë një javë pasigurie dhe paqëndrueshmërie për tregun e naftës, shtoi ajo.
Kujtojmë se Ngushtica e Hormuzit ishte mbyllur që nga fillimi i sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, e cila shaktoi një rritje ndjeshme të hidrokarbureve në mbarë botën, përfshirë këtu dhe vendin tonë.


