Presidenti Donald Trump dhe zyrtarët iranianë kanë arritur një marrëveshje paraprake paqeje për t'i dhënë fund luftës, ku pika qendrore është heqja e bllokadës detare të SHBA-së dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit.
Kjo kthesë diplomatike, e ndërmjetësuar nga Pakistani dhe Katari, u njoftua përmes rrjeteve sociale dhe kanaleve shtetërore.
Vetë presidenti amerikan Donald Trump, shkroi në llogrinë e tij në rrjetin social “Truth Social”, se kjo marrëveshgje dio të sjellë paqe në të gjithë rajonin, teksa nuk munguan edhe meritat ndaj vetes së tij për këtë arritje, teksa shkroi se më në fund rajoni i Lindjes së Mesme, gjeti një president që u solli paqe.
“Kjo Marrëveshje e Madhe do të sjellë Paqe dhe Siguri në të gjithë Rajonin. Shumë presidentë janë përpjekur të bëjnë Paqe me Iranin dhe të gjithë kanë dështuar para meje. Udhëheqësit e Rajonit, për herë të parë, kanë gjetur një President që mund t'i ndihmojë ata të arrijnë Paqe të vërtetë. Me hapjen e Ngushticës pas nënshkrimit të Marrëveshjes të premten, me qëllim heqjen e minave, nafta do të rrjedhë përsëri në të dyja anët për Rajonin dhe Botën! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi Trump.
Ceremonia zyrtare e asaj që u quajt “Memorandumi i Mirëkuptimit të Islamabadit”, do të mbahet këtë të premte më 19 qershor në Zvicër.
Ndërkohë e gjithë kjo ka shkaktuar një rënie të menjëhershme prej 4% të çmimeve globale të naftës. Ndërsa nga ana e Izraelit ende po hahes problematika, pasi së fundi Trump kritikoi ashpër Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pasi një sulm ajror izraelit shënjestroi periferitë jugore të Bejrutit disa orë para njoftimit të marrëveshjes paraprake të paqes.
