Protesta në Tiranë e cila po zhvillohet prej 7 ditësh për shkak të çështjes së “Zvërnecit” ka nxjerrë në shesh edhe shumë personazhe publike. Një ndër to ka qenë edhe Fjoralba Ponari, e cila në një nga protestat mbajti edhe fjalën e saj para protestuesve.
Pikërisht moderatorja në fjalë, ka revoltuar tej mase Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën. Ky i fundit ka publikuar një foto të Fjoralba Ponarit në rrjetin social “Facebook”, ku nuk ka kursyer akuzat ndaj saj, madje duke e quajtur si “mercenare” të kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj.
Ndër të tjera, Noka thekson se Ponari dhe shumë personazhë të tjerë, janë bërë pjesë e protestës për ta shkatërruar atë. Gjithashtu, demokrati bën një paralelizëm, duke kujtuar edhe protestën e studentëve të shumë viteve më parë.
Reagimi i Flamur Nokës:
Protestues, mbroni protestën tuaj! Largoni kuajt e Trojës, kamikazët dhe mercenarët e Lali Vjedhësit dhe #Soros, që kanë për qëllim t'ju shkatërrojnë protestën! Mos harroni se kush e shkatërroi protestën e studentëve disa vite më parë!
