Hapësire reklamuese

Bota

Pistoletë e personalizuar me emrin e Erdogan dhe fishekë të vërtetë, zbulohet dhurata që presidenti turk u bëri liderëve të NATO-s

Shkruar nga Newsbomb
Pistoletë e personalizuar me emrin e Erdogan dhe fishekë të
Liderët e NATO-s në Ankara

Dhurata që u ka bërë presidenti turk liderëve pjesëmarrës në samitin e NATO-s, që u zhvillua në Ankara, ka bërë bujë në media.

Bëhet fjalë për pistoleta sipër të cilave gdhendet emri i Erdogan, të shoqëruara me një kuti fishekësh të vërtetë.

Dhurata e pazakontë, u zbulua nga kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili u shpreh se nuk mundi ta merrte armën me vete në Mbretërinë e Bashkuar, pasi importimi i saj është i jashtëligjshëm në vendin e tij.

Starmer tha se pistoleta do të mbetet në Ankara dhe pritet të çaktivizohet, megjithëse Erdogan kishte siguruar një letër personale që lejonte eksportimin e saj nga Turqia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese