Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi ditën e sotme Indonezinë qendrore. Deri tani është raportuar për një viktimë dhe disa të plagosur.
Sipas të dhënave të deritanishme epiqendra e tërmetit të cekët është regjistruar në juglindje të qytetit Palu, një zonë me rreth 400 mijë banorë dhe kryeqytet i provincës Sulaëesi Qendrore
Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) konfirmoi se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit. Nga pamjet që po qarkullojnë në mediat sociale, si pasojë e tërmetit, rrugët kanë pësuar çarje, ndërsa situata ka shkaktuar panik te banorët.
Autoritetet lokale po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.
???????? OMG! Huge cracks have opened up on Palu–Napu road after a M6.7 earthquake hit central Sulawesi, Indonesia this morning ???????? pic.twitter.com/gILxc3Yx8o
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) June 16, 2026
