Një fregatë luftarake ruse ka qëlluar në drejtim të një anijeje civile që mbante flamurin britanik në Kanalin e Lamanshit. Sipas mediave të huaja anëtarët e bordit të fregatës lëshuan disa të shtëna paralajmëruese ndaj jahtit i cili qe afruar rreth 500 metra pranë anijes ushtarake.
Ministria britanike e mbrojtjes ka deklaruar përmes një zëdhënësi të ministrisë: “Po hetojmë raportet për një incident në Kanalin e Lamanshit.”
Sipas mediave britanike, incidenti ndodhi rreth 20 milje detare në jug të Ishullit Ëight, jashtë ujërave territoriale britanike. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme në jaht. Autoritetet besojnë se ky duhet konsideruar si një episod i izoluar.
Ky episode vjen pas një klime tensioni të lartë mes Londrës dhe Moskës, pasi jo më larg se e diela, komandot britanike hipën në bord dhe bllokuan në Lamansh një cistern ruse naftë të “flotës hije” të quajtur Smyrtos, e cila ishte nën regjimin e sanksioneve.
