"Ose do të arrijmë në një marrëveshje ose do të përfundojmë punën që kemi nisur", kështu është shprehur ditën e sotme presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“Ne ose do të bëjmë një marrëveshje, ose do të përfundojmë punën. Dhe nuk do të jetë e vështirë. Preferoj të bëj një marrëveshje, sepse nuk dua të preken 91 milionë njerëz. Ne mund t’i rrëzojmë urat e tyre brenda një ore, mund të shkatërrojmë furnizimin e tyre me energji… Ata tani nuk kanë para. Ne nuk u kemi dhënë asnjë para”, tha Trump për gazetarët ditën e sotme.
Kujtojmë se bisedimet SHBA-Iran përfunduan javën e kaluar pa ndonjë vendim konkret për një paqe të qëndrueshme, pavarësisht armëpushimit 60-ditor, i cili kishte si synim arritjen e një marrëveshjeje, ngjalljen e diplomacisë dhe ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore në Iran.
