Hapësire reklamuese

Bota

Mes tensioneve, Trump udhëton drejt Turqisë për samitin e NATO-s

Shkruar nga Newsbomb
Mes tensioneve, Trump udhëton drejt Turqisë për samitin e NATO-s
Presidenti Donald Trump/ © Getty Images

Presidenti Donald Trump, do të marrë pjesë këtë javë në samitin e NATO-s, që do të zhvillohet në Ankara të Turqisë, në një kohë kur armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, ndërsa marrëdhëniet e tij me aleatët e NATO-s mbeten të tensionuara.

Samiti do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Kompleksin Presidencial Bestepe dhe do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Ceremonia zyrtare e hapjes është planifikuar për të martën, ndërsa punimet e samitit pritet të përfundojnë të mërkurën, ku Trump do të mbajë një konferencë për shtyp.

Vizita e presidentit amerikan do të jetë e shkurtër. Ai pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë të hënën në mbrëmje dhe të kthehet në Shtetet e Bashkuara të mërkurën në mbrëmje.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Trump pritet të zhvillojë takime dypalëshe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe të marrë pjesë në disa seanca pune në kuadër të samitit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese