Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ervin Karamuço kthehet pas në protestat e 1991: Serbët ishin të infiltruar; Analisti e kundërshton: Na kanë ndihmuar? (DEBATI)

Shkruar nga Newsbomb
Ervin Karamuço kthehet pas në protestat e 1991: Serbët ishin
Ervin Karamuco

Prej 37 ditësh tashmë, protestat janë kthyer në kryefjalën e debatit publik dhe të mediave shqiptare. Edhe këtë të hënë, kjo çështje zuri një vend të rëndësishëm në emisionin “Top Story”, ku u diskutua jo vetëm mbi zhvillimin e protestave, por edhe mbi pretendimet për ndikime të brendshme dhe të jashtme në këto lëvizje qytetare ndër vite.

Ka qenë eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ai i cili u shpreh se sipas tij çdo protestë e zhvilluar në Shqipëri që prej vitit 1990 ka pasur një pjesë qytetare dhe të sinqertë, por njëkohësisht edhe grupe me prirje për dhunë, duke argumentuar se protestat janë ndikuar si nga faktorë të brendshëm, ashtu edhe nga aktorë të jashtëm. Ai solli në vëmendje protestat e janarit 1990 në Tiranë dhe Shkodër, duke pretenduar se në atë periudhë kishte pasur ndikime të ndryshme që synonin destabilizimin e vendit.

Këto deklarata u kundërshtuan nga analisti Ergys Mërtiri, i cili ironizoi interpretimin e Karamuços dhe vuri në pikëpyetje logjikën e pretendimeve të tij.

Karamuço: Që nga viti 1990, të gjitha protestat që kemi pasur deri sot kanë pasur pjesën e shëndetshme, të sinqertë, por çdo protestë, e çdo kategorie qoftë, ka edhe një grup të dhunshëm, shumë agresiv. Protestat në Shqipëri, që nga viti 1990, janë bërë me ndikime të brendshme, por edhe të jashtme. Ndikimi i brendshëm është i justifikuar. Kjo protestë që po zhvillohet tani po imunizohet nga të gjithë faktorët malinj; po distancohet nga dhuna dhe nga ata që duan të djegin institucionet. Në janar të vitit 1990 kemi pasur dy protesta: njëra ishte e heshtur në Tiranë dhe tjetra në Shkodër. Të dyja kishin, nga njëra anë, ndikimin e madh të Vatikanit dhe, nga ana tjetër, ishin serbët që donin destabilizim.

Mërtiri: Sipas kësaj, serbët na kanë ndihmuar për të mirën e demokracisë.

Karamuço: Jo, e bënë për të destabilizuar Shqipërinë në një moment kur ne kërkonim ndryshim.

Mërtiri: Si ishte më mirë: në regjimin e Hoxhës të stabilizuar, apo në këtë destabilitet që solli demokracia?

Karamuço: Nuk po e kupton fare çfarë po them.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese