Hapësire reklamuese

Politikë

Aktivisti SFIDON publikisht ministrin e Brendshëm: A do të japësh dorëheqjen nëse provohet dhuna ndaj Niko Qarkajt? (5 PYETJET)

Shkruar nga Newsbomb
Aktivisti SFIDON publikisht ministrin e Brendshëm: A do të japësh
Besfort Lamallari dhe Rigels Xhemollari

Aktivisti Rigels Xhemollari i është drejtuar me pesë pyetje publike ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari lidhur me pretendimet për dhunë ndaj të ndaluarit Niko Qarkaj, duke kërkuar sqarime mbi veprimet e ndërmarra nga autoritetet pas denoncimeve të bëra publike.

Reagimi i Xhemollarit vjen pak orë pasi ministri Lamallari deklaroi se kishte kërkuar informacion zyrtar nga Policia e Shtetit për rastin dhe se sipas të dhënave të marra, pretendimet për dhunë rezultojnë të pabaza. Ministri bëri të ditur gjithashtu se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet për rastin.

Në këtë kontekst, Xhemollari ngre pesë pyetje publike, duke kërkuar transparencë mbi hapat konkretë që janë ndërmarrë gjatë verifikimit:

A i kontrollove kamerat e trupit të efektivëve të forcës "Shqiponja"?

A i kontrollove kamerat e spitalit?

A kërkove raportin mjeko-ligjor për të verifikuar pretendimet për dhunë të shtetasit Niko Qarkaj?

A mban përgjegjësi nëse ky shtetas është mbajtur në komisariat, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore dhe diagnozës që kishte?

A do të japësh dorëheqjen nëse verifikohet se ndaj këtij shtetasi është ushtruar dhunë?

Më herët ministri i Brendshëm Besfort Lamallari deklaroi se Policia e Shtetit i kishte bërë me dije se pretendimet për dhunë janë tërësisht të pavërteta, ndërsa theksoi se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe se edhe Avokati i Popullit, sipas tij nuk ka konstatuar raste dhune gjatë vizitave të kryera tek të ndaluarit.

Rasti u bë publik pas deklaratave të avokatit Gentian Serjani, i cili tha se ishte takuar me të ndaluarin Niko Qarkaj. Sipas tij, Qarkaj i cili vuan nga epilepsia, ka pësuar disa kriza gjatë qëndrimit në komisariat dhe nuk ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, duke pretenduar më tej se është dhunuar nga punonjës të policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese