Një nga folësit që mori fjalën përpara godinës së Kryeministrisë ishte një qytetar nga Narta, i prezantuar nga organizatorët si Vangjeli. Në një deklaratë të shkurtër, ai iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të heqë dorë nga Vlora.
“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve. Dy fjalë do të them: ‘Edi Rama, hiq dorë nga Vlora se do të q** r***’”, u shpreh ai.
Ndërkohë, protesta e kësaj të shtune, e cila ka përkuar me ditëlindjen e 62-të të kryeministrit Edi Rama, është shoqëruar edhe me elemente simbolike dhe kreative nga ana e protestuesve.
Përveç tortës tradicionale, ata kishin përgatitur edhe një tjetër tortë simbolike, e ndërtuar sipas tyre me "beton", si një mesazh ndaj qeverisë. Mbi të ishte vendosur mbishkrimi: "Shumë burg për ty."

