Protesta e kësaj të shtune ka përkuar edhe me 62-vjetorin e lindjes së kryeministrit Edi Rama duke sjellë dhe disa torta me mbishkrime të ndryshme. Ndërkohë, një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë protestës ishte shfaqja e një arkivoli në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në lidhje me këtë episod të protestës, është bërë një reagim në rretet sociale nga deputeti socialist Erion Braçe i cili e ka konsideruar “Shqipërinë e re” që kërkohet nga protestiesit si “ekstremiste, e turpshme, e papranueshme”.
“Arkivoli ketu e kudo, ne cdo vend dhe per cdo popull,ka vetem nje funksion e nje kuptim-VDEKJE! Kjo qe shoh eshte pertej urrejtjes, eshte qellimi i ekstremizmit te dhunshem qe po dominon prej ditesh kete vend!” ka shkruar më tej Braçe.
Postimi i plotë:
Bulevardi I Tiranes, sot
Neeeeveeeeriiiiiii!
Shqiperia e re me kete pamje eshte ekstremiste,
E turpshme, e papranueshme!
Dhe mos u mundoni ta justifikoni;
Arkivoli nuk eshte poezi!
Arkivoli ketu e kudo, ne cdo vend dhe per cdo popull,
Ka vetem nje funksion e nje kuptim-vdekje!
Kjo qe shoh eshte pertej urrejtjes, eshte qellimi I ekstremizmit te dhunshem qe po dominon prej ditesh kete vend!
Demokracia liberale e evropes ku jetojme, ku po negociojme e plotesojme kushtet e saj, nuk ka lidhje me ke ndyresi ekstremiste!
Refuzojeni! Nuk mund te jete kjo e ardhmja e ketij vendi!
